Britania pro statusit për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga shtetet më skeptike të BE-së sa i takon statusit kandidat të Shqipërisë, Brtiania e Madhe, do të votojë në favor të Shqipërisë gjatë samitit të 23 qershorit në Bruksel. Lajmin e konfirmon e përjavshmja britanike "The Sunday Times", e cila i referohet burimeve të saj në qeverinë Kameron. Sikurse shkruan gazeta deputetë me peshë brenda partisë konservatore kanë kërkuar ndryshimin e qëndrimin sa i takon statusit për Shqipërinë. Londra zyrtare ishte një nga pesë vendet që në dhjetor të vitit 2013 kundërshtoi statusin e kandidatit për Shqipërinë. Më herët kryeministri Kameron kishte shprehur pakënaqësi lidhur me fluksin e emigrantëve nga Shqipëria. Ai madje kërkoi dhe ndryshim të rregullave të BE-së për lëvizjen e lirë. Vendimi nëse do t'i akordohet apo jo statusi Tiranës zyrtare do të merret nga Këshilli Evropian në samitin e 23 qershorit. Ky këshill ka kërkuar nga komisioni një raport paraprak, në të cilin Eurokomisioneri Shtefan Fyle ka rekomanduar për të dytën herë statusin për Shqipërinë.