Kosovë, ekzekutohet deputeti i PDK-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elvis Pista është ekzekutuar me katër plumba në vendlindjen e tij Rahovec, aty ku ishte dhe kandidat i kësaj force politike në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit. Ngjarja e rënde ka ndodhur pak pas mesnate, pasi pista doli nga një restorant me bashkëshorten dhe një çift tjetër. Sipas policisë sw Kosovës mësohet se atentatori, i fshehur në një cep të restorantit ka qëlluar deputetin nga një distancë pesë metra me një pistoletë me silenciator dhe më pas është larguar më vrap në arë. Sikurse tregon pronari i lokalit, fillimisht u menduar si viktimës i ra të fiket por pas plagëve, u vu re se ai ishte qëlluar me armë zjarri. Policia po vijon hetimin për këtë ngjarje të rëndë dhe mbetet ende e paqarte nëse vrasja lidhet me biznesin e tij apo me pozicionin aktual në politikë. Elvis Pista njihet si një prej pronarëve të ndërmarrjes "Plus Group" në Rahovec. Para se të garonte për zgjedhjet e 8 qershorit ku pista është shfaqur disa here përkrah Thaçit, ai është bërë i njohur si organizator i fushatës së suksesshme të Idriz Vehapit, i cili edhe u zgjodh kryetar në Rahovec në zgjedhjet lokale. Elvis Pista ka qenë dhe pjesë e bisedimeve Kosovë -- Serbi si përfaqësues i PTK-së dhe ishte një prej njerëzve kryesorë që inicioi krijimin e kodit telefonik, ku u mundësua përdorimi i teknologjisë 3G. Pas kësaj vrasje, ka reaguar dhe lideri i PDK-së Hashim Thaçi, i cili ka ngushëlluar familjen dhe i ka kërkuar organeve të drejtësisë të hetojnë për këtë ngjarje të rëndë.