Mbi 500 ndërtime do të prishen pas sezonit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Llogoraja është një nga Parqet Kombëtare e pushtuar nga ndërtimet e paligjshme. Mbi 16 objekte, lokale dhe hotele janë ndërtuar pa leje në këtë zonë të mbrojtur me ligj. Por masakra mjedisore është shtrirë nga veriu në jug të vendit. Ministria e Mjedisit dhe Policia Pyjore ne rrethe kanë evidentuar mbi 500 ndërtime në Parqe Kombëtare, Rezerva Natyrore dhe zona te shpallura nën mbrojte nga shteti shqiptar. Kryeinspektori i Mjedisit Ergys Agasi tregon për Vizion Plus se dosja voluminoze me të gjitha shkeljet i është dërguar Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar. Por pavarësisht shkeljeve dhe masakrës së kryer në 230 hektarë sipërfaqe të mbrojtur me ligj, aksioni për prishjen e ndërtimeve të paligjshme do të zhvendoset në vjeshtë për shkak të sezonit turistik. Ministria e Mjedisit nuk jep afate për kthimin në identitet të zonave të mbrojtura. Kjo për shkak të shkeljeve të kryera edhe nga vetë pushtetet lokale të cilat kanë dhëne leje ndërtimi brenda parqeve kombëtare. Për këtë çështje priten vendime qeverie për t'i hapur rrugë prishjeve të paligjshme në zonat e mbrojtura.