Basha: Rama po kriminalizon qeverisjen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon qeverinë për largimin e profesionisteve nga strukturat e policisë dhe emërimin në poste drejtuese të personave me precedent kriminal. Nga Saranda ku mori pjesë në kuvendin zgjedhor të degës lokale, kreu i opozitës deklaroi se alternativa e PD-së është e përfaqësimit nga profesionistet dhe njerëzit me vlera intelektuale dhe morale. "Kudo ku Edi Rama dhe kundërshtarët tanë politik të së majtës ngulin tashmë apo ka ndërmend të ngulin flamurin e zi të kriminalizimit të qeverisjes me njerëzit e ardhur apo të përvjedhur nga malavita, ne, kundërshtarët e tyre, do t'u përgjigjemi me intelektualët më të mirë, më demokratët më popullorë me bindjen se qytetarët shqiptarë janë me ne e do të jenë me ne, në këtë mision dhe asgjë nuk mund ta mposhtë forcën e bashkimi tonë". "Duke nxjerrë udhëzimin që ju të gjithë e njihni, qëllimi kryesor i të cilit është kufizimi dhe papajtueshmëria e mandateve për të lejuar një shpërthim me të lirë të ambicieve, për një pasurim më të madh të alternativave për anëtarët dhe për një qarkullim më të sigurte të elitave politike drejtuese në parti, unë kam zgjedhur garën e hapur me pjesëmarrjen e gjithë kandidatëve të propozuar që nuk bien ndesh me kërkesat e udhëzimit". Prej ditësh Basha ka nisur takimet me bazën në funksion të procesit zgjedhor brenda partisë.