Përgjysmohen pikat e karburanteve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria mund të krahasohet edhe me Suedinë apo Hungarinë që kanë një numër popullsie shumë më të madhe, sa i përket numrit të pikave të karburantit. Numërohen 1400 të tilla të cilat janë të shpërndara pa kriter në të gjithë vendin, dhe që parashikohet të përgjysmohen. Numri i tyre ia kalon edhe vendeve të rajonit. Është pikërisht ky numër i lartë stacionesh karburanti të cilët në përpjekje për të siguruar treg ndikojnë negativisht në cilësinë e naftës. Për rrjedhoje edhe kontrolli ndaj tyre bëhet edhe më i vështirë. Taska forca e ngritur mes disa ministrive ka si qellim vendosjen e disa standardeve në distancën mes tyre. Gjithashtu do të ketë edhe një përqendrim në një zyrë të vetme të lejeve që jepen për pikat e karburanteve, pasi deri më tani janë 10 institucione të përfshira në këtë proces. Kjo nisëm pritet të konkretizohet në mënyrë graduale, për shkak të investimeve të kryera nga operatorët privatë.

Free Traffic Exchange