http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta janë disa nga turistët e pakët që kanë zgjedhur zonën turistike të Byshekut për të shijuar ajrin e pastër e natyrën e qetë. Edhe pse është vetëm 6 km larg qytetit të Elbasanit, turistët, kryesisht vendas hasin shumë vështirësi për të shkuar atje, për shkak të rrugës. Byshekut dhe Gjinari janë dy nga pikat turistike më tërheqëse dhe çlodhëse njëkohësisht në trevën e shpatit në Elbasan. Por, mungesa e investimeve po I kthehen në zona të mjerueshme. Lytfi Lala, kryetar i Komunës Shushicë pranon se Bysheku po humbet vlerat e tij. Ajo që bie më shumë në sy është amortizimi i dy rrugëve lidhëse, njëra të çon në Byshek dhe tjetra në pikën turistike të Gjinarit.