Gjermeni inspekton portin e Sarandës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plazhi, shërbimet, porti dhe gjithë infrastruktura tjetër në Sarandë ofrojnë për këtë vit kushte të favorshme për pushuesit në këtë zonë. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, zonja Eglantina Gjermeni, ishte për inspektim në portin e Sarandës ku në fund të muajit do të përfundojë investimi i Bankës Botërore, që do të shtojë cilësinë e shërbimit dhe kapacitetin e pritjes dhe përcjelljes së turistëve të huaj këtu. Këtë vit pritet që numri i vizitorëve që hyjnë përmes portit të Sarandës të shkojë deri në 100 mijë person. Kreu i ministrisë së Turizmit kërkoi nga drejtuesit vendorë që zbatohet me korrektësi vendimin i këshillit të ministrave për pastërtinë në plazhe, ndarjen e hapësirave publike për pushuesit, si dhe rritjen e cilësisë në akomodimin e tyre nga operatorët turistikë.

Free Traffic Exchange