Hiqen 16 bunkerë nga varrezat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sa herë që flitet për çështjen e varrezave në Tiranë, Bashkia publikon afate të ndryshme për vendet e mbetura bosh. Në daljen e kësaj të premteje nënkryetari Enno Bozdo ka deklaruar një afat të ri: vende të lira për varre sipas tij ka edhe për dy muaj. Edhe pse mund të kish ndodhur kohë më parë, sot punonjësit e Bashkisë kanë nisur heqjen e 16 bunkerëve të vjetër nga varrezat e Sharrës. Largimi i tyre dhe administrimi i sipërfaqeve të pashfrytëzuara do të krijojë rreth 2 mijë metra katror të lira. Duke iu rikthyer debatit me pushtetin qendror për çështjen e bllokimit të buxhetit të Tiranës, nënkryetari i Bashkisë tha se mungesa e fondeve ka lënë pezull edhe projektin e varrezave murale. Në Tufinë dhe Sharrë është parashikuar vendosja në varreza murale e 700 varreve mbi 40-vjeçare, gjë që do të mundësonte hapësira të reja. Çdo ditë në Tiranë ndahen nga jeta 8 persona ose thënë ndryshe 3 mijë vdekje në vit, për të cilat duhet mesatarisht 1.2 hektarë tokë.

Free Traffic Exchange