Basha takon strukturat e PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Fieri ku është takuar me strukturat e partisë që drejton, Lulzim Basha tha se pushteti në Partinë Demokratike do të vijë vetëm përmes votës së anëtarësisë. "Askush nuk ka tagër t'iu thotë se për kë të votojnë e për kë të mos votojnë; askush nuk ka tagër t'ju bëjë suflerin. Partia do të mbetet e lirë, ashtu siç ka lindur dhe është synimi im madhor, objektivi im numër një, në krye të PD, ta zgjeroj e konsolidoj këtë liri për anëtarësinë e PD". Basha theksoi se partia që ai drejton ka një projekt ringritjeje që do të ktheje besimin jo vetëm në mesin e  demokratët por edhe tek të gjithë shqiptarët, qe sipas tij sot janë të mashtruar dhe zhgënjyer nga kjo mazhorancë. "Ka një projekt ringritjeje, përmes një opozite të mbështetur mbi fakte dhe argumente që sot dëgjohet, respektohet, pse jo edhe përqafohet nga qytetarë e votues që ndoshta dje as nuk mund t'u shkonte mendja t'i kthenin sytë nga PD. dhe se përmes këtij angazhimi, ne po rikthejmë shpresën dhe besimin, kaq të nevojshëm, në dyert e vatrat e çdo shqiptari e jo vetëm çdo demokrati". Basha ka zhvilluar një sërë takimesh me bazën demokrate në funksion të procesit zgjedhor në të cilin është përfshirë Partia Demokratike.