Komisioni hetimor për serverin e tatimeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti do te ngreje nje komision te ri hetimor, ate per serverin e tatimeve i cili eshte i katerti qe ngrihet ne kete sesion. Duke shfrytëzuar vendimin e gjykatës Kushtetuese e cila mbështeti opozitën ne te drejtën per te ngritur nje komision qe do te hetoje çka ndodhur me serverin e tatimeve, demokratet kane kërkuar ne këshillin e Legjislacionit ngritjen sa me shpejt te kësaj strukture. Por ndërsa te dy palet kane rene dakord per ngritjen e komisionit, ato ndajne qendrime te ndryshme per kohen kur ai do te nise punen. Vetem kete vit ka pasur 5 kerkesa per ngritjen e komisioneve hetimore, 4 nga opozita dhe nje nga maxhoranca; dhe qindra ore debate jane zhvilluar per kete çeshtje ne parlament, situate kjo qe ka bindur te dy palet se ligji per komisionet Hetimore ka nevoje te rishikohet. Ne muajin dhjetor te vitit te kaluar, demokratet kërkuan ngritjen e nje komisioni, i cili do te hetonte ate qe opozita e cilëson si vjedhja e te dhënave nga server i tatimeve, por kërkesa u rrezua nga shumica ne parlament. Ne majin e këtij viti gjykata Kushtetuese rrezoi vendimin e parlamentit duke i dhene te drejte PD per te ngritur komision hetimor. Demokratet kane kundërshtuar vendimin e parlamentit ten diten e enjte per komisionin hetimor per emërimet ne administrate. Sipas deputetit Eduard Halimi, maxhoranca kerkon te bllokoje çdo transparence ne lidhje me emërimet ne administrate. Mazhoranca veproi dje me arrogancë me ligjin, Kushtetutën dhe vendimin e gjykatës Kushtetuese, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, dhe vendeve të tjera Europiane, duke manipuluar kërkesën e opozitës me manipulimin që i bëri objektit të hetimit me qëllimin e vetëm për t'iu fshehur përgjegjësisë dhe llogaridhënies.