http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda katër vitesh kaosi i transportit ndërqytetës do të marrë fund. Ministria e Transporteve ka prezantuar planin, i cili parashikon që të sjellë një shërbim cilësor për të gjithë. Fillimisht, nuk do të ketë më mbivendosje linjash por ato do të ndahen në linja kryesore, linja ushqyese dhe ndërkombëtare. Te linjat ushqyese ku përfshihen kryesisht zonat rurale do të lejohen edhe udhëtimi me furgona, pasi në akse të caktuara është e pamundur transporti me autobusë. Vetë ministri tha se të gjithë operatorët do të jenë të detyruar që të ndërrojnë autobusët dhe një është ne diskutim te lejohet vetëm lëvizja me karburant euro 5 qe nuk ndot mjedisin. E ndërgjegjshme për koston financiare, ministria premton dhe ndërmjetësim me bankat për të lehtësuar marrjen e kredive. Në një fazë tjetër edhe sistemi i biletave do të bëhet elektronik, ndërkohë që autoritet lokale do të angazhohen për ngritjen e stacioneve të autobusëve. Deri më sot në Shqipëri ka 467 linja të cilat ofrojnë shërbimin ndërqytetës, të cilat krijojnë kaos dhe mbivendosje, por në të njëjtën kohë ky lloj sistemi ka rritur mjaft edhe informalitetin dhe konkurrencën e pandershme, çka bën që një pjesë e mirë e tyre të shmangin taksat.