Gjermania, shpresë për statusin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur mbeten 10 ditë nga vendimi i qeverive europiane për statusin kandidat të Shqipërisë, gjermania duket se po behet promotore e një përgjigjeje pozitive. Kancelarja Angela Merkel ka njoftuar organizimin e një konference të nivelit të lartë në muajin gusht, e cila i kushtohet tërësisht integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo sipas Merkel, bëhet për të treguar mbështetjen për atë që ajo e cilëson, proces i zgjerimit të BE-së që është lënë në harresë.  "Gjermania do të ftojë të gjithë shtetet e Ballkanit në nëj konferencë në fund të muajit gusht për të qartësuar se ne duam të mbështesim njëri-tjetrin dhe të shohim së bashku drejt së ardhmes. Kjo është edhe arsyeja se përse ne kemi një prani të fortë në rajon." Takimi i nivelit të lartë do të mbahet më 28 gusht, siç raporton radio "Dojçe Vele", që citon burime zyrtare të qeverisë gjermane. Në takim do të marrin pjesë krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe dy vendet anëtare, Slloveninë e Kroacinë. Detajet e tjera për këtë takim, pritet të publikohen gjatë muajit korrik. Ky është përkushtimi më i madh i bllokut europian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, që prej samitit të Selanikut në vitin 2003. Kjo vjen si pasojë e përparimit të ngadaltë të rajonit drejt integrimit, në këto 11 vitet e fundit. Ekspertë të çështjeve europiane sqaruan për portalin prestigjioz "Euractiv" se konferenca është një sinjal i fortë për një erë të re për vendet ballkanike. Ne kete kontekst, vendimi i Gjermanisë per nje konference te posaçme fare pak kohe pas verdiktit te ministrave te Jashtëm te BE-së ne 23 qershor, duket se eshte nje shenje pozitive per përgjigjen e pritshme.