Kapen një mijë kg drogë në Itali, vinte nga Shqipëria - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një mijë e 80 kilogramë drogë e llojit marijuanë, që dyshohet se vinte nga Shqipëria, është kapur nga policia italiane në brigjet e Pulias, pranë Foxhias. Lënda narkotike po transportohej në një gomone 10 metra të gjatë dhe është pikasur nga skuadra policore dhe Guardia di Financa rreth 50 kilometra nga bregu. Sipas autoriteteve italiane, në treg vlera e drogës kap shifrën mbi 10 milionë Euro. Policia arriti të arrestonte në flagrancë dy persona, një shqiptar 24-vjeçar dhe një 45-vjeçar italian, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Mjeti lundrues që po përdornin trafikantët, një "Italcraft 35", i pajisur me dy motorë të fuqishëm me nga 270 kuaj fuqi secili, u zbulua gjatë kontrollit rutinë të skuadrave policore italiane në pjesën e poshtme të detit Adriatik. Ky ështe rasti i dytë brenda një muaji, që në brigjet pulieze kapet një sasi e tillë droge. Edhe pak javë më parë, në Bari u sekuestruan mbi një ton lëndë narkotike.