Rama: Nxisim punësimin në sektorin privat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në këto ambiente dikur luhej kazino, por tashmë janë zyrat e reja të punës për qytetin e Korçës, që do të jenë në shërbim të qytetarëve në nevojë për një punë. Gjatë inaugurimit të kësaj njësie, kryeministri Edi Rama tha se qeveria e re po vendos përditë gurë të shëndoshë themeli për punësim ndërsa janë 3-fishuar fondet për këtë nxitjen e tij. Sipas ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj numri i të punësuarve në këto muaj është rritur ndjeshëm. Kjo është e shtata zyrë e re punësimi që hapet në vend pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ish-kryetar i bashkisë së Korçës deri në shtatorin e kaluar, u shpreh se ky është projekti i parë i modernizimit të shërbimeve publike sipas standardeve europiane.

Free Traffic Exchange