Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra mijë njerëz u bënë gjatë natës së kaluar pjesë e pelegrinazhit të përvitshëm në Kishën e Shna Ndout në Laç, ndërsa vargu i besimtarëve që i drejtohen kësaj kishe në këtë ditë të shenjtë të 13 qershorit është i pafund. Vizion Plus ka ndjekur këtë udhëtim, me disa grupe xhirimi, jo vetëm gjate përshkimit te rrugës ku besohet se ka kaluar Shën Ndou se bashku me besimtarët, por edhe duke filmuar nga lartë me helikopter pamjet e këtij udhëtimi që përfundon në ambientet përreth kishës ku besimtarët kanë kaluar gjithë natën jashtë. Për 13 të marta rresht deri më 13 qershor, por edhe gjatë gjithë vitit këtu vijnë besimtare të të gjitha feve dhe nga të gjitha trevat si dhe të huaj që luten për një fat dhe shëndet më të mirë për vete dhe të afërmit. Shumë prej tyre tregojnë për eksperiencën që kanë pasur gjatë ardhjes këtu. Mesha e madhe tradicionale u mbajt në mesnatë, ndërsa të pranishëm krahas shumë besimtarëve ishin edhe drejtues të pushtetit vendor si dhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Pas meshës së shenjtë tek Kisha në maje të kodrës, riti vazhdon tek Shpella e Shën Vlashit, aty ku falen të gjithë pa dallim feje. Pelegrinazhi në kishën e Laçit që është një nga 6 vendet më të shquara të pelegrinazhit në botë, shoqërohet çdo vit me masa te forta sigurie ndërsa bie në sy prania e ambulancave për raste shëndetësore. Shkrimet jetëshkruese thonë se Shën Ndou ka qenë një predikues i madh Uratash.

Free Traffic Exchange