http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët as për kuadrin e ri ligjor për Forcat e Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli sqaroi para deputeteve ndryshimet në ligjin për karrierën në ushtri, ndryshime që bëhen të domosdoshme pasi ligji aktual është hartuar 11 vjet më parë dhe nuk reflekton realitetin e ri. Sipas Kodheli ndryshimet zbusin ashpërsinë e ligjit ekzistues duke zgjatur kohën e qëndrimit në ushtri. Por opozita është rreshtuar kundër draftit i cili sipas saj nuk është konsultuar as me partnere ndërkombëtare dhe dëmton Forcat e Armatosura. Projekt-ligji për karrierën në ushtri është pjesë e një pakete ndryshimesh në kuadrin ligjor të Forcave të Armatosura pasi në fazën e shqyrtimit janë edhe drafti për Agjencinë e Inteligjence së Mbrojtjes dhe drafti për Autoritetet dhe Pushtetet në Forcat e Armatosura.