Rama për RFI: Presim vendim pozitiv - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Data vendimtare për marrjen ose jo të statusit kandidat po afron dhe bashkë me të shtohen dozat e optimizmit për një përgjigje pozitive. Pas disa takimeve të suksesshme lobimi në Francë, mes të cilave edhe me Presidentin Fransua Holond, kryeministri Edi Rama ritheksoi optimizmin e tij edhe përmes një interviste në "Radio France Internacional". "Me Europën e ditëve të sotme asgjë nuk është tërësisht e parashikuar, po unë jam optimist sepse ne kemi bërë gjithçka që duhej bërë. Ne e kërkuam statusin edhe në dhjetor, por siç ju e përmendët Këshilli tha se ishte shumë herët, ndoshta sepse në atë kohë qeveria kishte vetëm tre muaj që kishte ardhur në pushtet. Edhe pse në atë kohë e theksuan që puna e bërë ishte mbresëlënëse, sërish konkluduan se kishin nevojë për kohë, kështu u kërkua Komisionit që të ndiqte sërish punën dhe të paraqiste një raport tjetër në muajin qershor, për të afirmuar, ose jo, vijueshmërinë e punës së bërë, veçanërisht kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe Komisioni e nxori raportin, para pak ditësh, është shumë pozitiv."