Gjiknuri, akuza Berishës: Rrënove sistemin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Energjisë Daminan Gjiknuri akuzoi qeverinë Berisha se në 8 muaj nga heqja e licencës së CEZ-it nuk ndërmori asnjë hap të mëtejshëm për të zgjidhur ngërçin e krijuar i cili solli edhe një dëm që arrin në 1 miliard dollarë në të gjithë sistemin. Ministri iu referuar një letre në të cilën evidentohej ky ngërç. Ky sqarim i ministrit të energjisë erdhi pas akuzave të ish-kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit arbitrazhi i qeverisë me kompaninë CEZ duket i pashmangshëm. Më herët gjatë ditës ministri Gjiknuri ishte edhe Fier, ku i është përgjigjur interesit të medias  lidhur me çështjen e CEZ-it. Sipas tij konflikti me CEZ-in nuk do të behet pengesë për statusin e vendit kandidat.

Free Traffic Exchange