http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me kete mesazh 12 grupe te rinjsh do t'i ndeshni rrugeve te Tiranës, ndersa sensibilizojnë qytetaret te mos u japin leke femijeve qe lypin. Ne kryeqytet ka 700 te tille, por per shkak te presionit te prindërve apo tutorëve te tyre ata vijojne te jene pjese e shfrytëzimit. Edhe ndersa ne ndiqnim iniciativën e te rinjve, ne sfond kishim lypsa te rritur qe kërkonin leke. Ndaj dhe ministria e Mirëqenies Sociale ka vendosur kete here te binde qytetaret qe te mos i hedhin leke nje dore qe zgjatet ne rruge, por nese duan t'i ndihmojnë t'u falin ushqime apo veshmbathje. Mes grupit te te rinjve eshte edhe ky djalosh, qe pak kohe me pare ka qene vete nje i shfrytëzuar. Ka bere pune nga me te veshtirat, por sot ka vendosur ta luftoje fenomenin. Duke inkurajuar te rinjte ministri i Mireqenies Erjon Veliaj deklaroi se vete qytetaret mund t'i japin fund shfrytëzimit te fëmijëve ne rruge. Ndaj dhe ky djalosh pas eksperiencës se vet ne rruge, ka kete mesazh per fëmijët qe jane ende viktima te trafikimit.