Rregulla të reja për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse je debitor i energjisë elektrike do ta kesh të vështirë të marrësh pjese të tenderat publikë. Po flasim për bizneset për të cilët qeveria ka marrë vendim se nuk do të jenë pjesë e asnjë gare, nëse nuk kanë shlyer faturat. Përjashtim do të bëjnë rastet kur çështjet janë në gjykim. Sipas rregullit, bizneset debitore do të skualifikohen automatikisht, në të kundërt ata do të duhet të paraqesin një dëshmi që janë pagues të rregullt. Shoqatat e biznesit janë të mendimit se ky rregull është i nevojshëm për të vendosur barazinë mes operatorëve ekonomik, por nga ana tjetër ai rrit burokracinë.