Thaçi: fituam zgjedhjet, bëjme qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas shpalljes se koalicionit qeveritar mes AAK-së, LDK-së dhe partisë më të re "Nisma për Kosovën" e drejtuar nga Fatmir Limaj ka ardhur reagimi i liderit të PDK-së Hashim Thaçi, partia e të cilit u rendit e para sa i takon përgjigjes së votave të marra në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Thaçi nënvizon se PDK është fituese e procesit zgjedhor dhe si e tillë ajo është mandatuar nga qytetaret e Kosovës për të formuar koalicionin e ri qeverisës.