INSTAT: Në Shqipëri janë 200 mijë të papunë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kthimi i emigrantëve për shkak të krizës në vendet ku jetojnë dhe rritja e kërkesës te zyrat e punës nga e personave të cilët janë në kërkim të një vendi pune ka sjellë shtim të numrit të të papunëve të regjistruar në Shqipëri. Sipas INSTAT, gjatë muajve të parë të 2014-ës shkalla e papunësisë së matur arriti në 18.3%, nga 14.9 që ishte një vit më pare, duke shtuar 26 mije te papune.Por shumë shpejt edhe mënyra e llogaritjes së nivelit të papunësisë do të ndryshojë. INSTAT thotë se gjatë muajve në vijim organizata botërore e punës ILO do të sjellë një metodë të re ku nuk do të quhet i punësuar një persona në fshat i cili ka një tokë. Kjo në shifra do të sjellë sërish shtim të numrit të personave të papunë. Me metodën e re niveli i papunësisë në Shqipëri shkon në 25%. Aktualisht vendi ynë numëron rreth 200 mije te papune.