http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arben Beqari është një fermer në zonën e Maliqit në Korçë që pak ditë më parë është rrëzuar së bashku me zetorin e tij në këtë urë, që lidh parcelat njëra me tjetrën. Urës i janë vjedhur hekurat në pjesën e poshtme të bazës, çka ka çuar në shembjen e saj. Por nuk është vetëm kjo urë që ka probleme me heqjen e hekurave dhe shitjen më pas të tyre për skrap. Në këtë zonë ka 4 ura të tilla dhe banorët thonë e kanë tashmë të pamundur që të kalojnë mbi to me mjete të rënda si dhe të transportojnë prodhimet për ti nxjerrë më pas në treg. Policia e Korçës ka nisur hetimet për rastet e denoncuara, por deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar. Hekurat që përdoren në ndërtimin e urave të tilla janë specifike dhe pikat që grumbullojnë hekur për skrap janë të gjitha të njohura dhe sikurse në çdo rast policia edhe në Korçë, nuk arrin të ndalojë asnjë grabitësh hekurash.