Homazhe për vdekjen e turistit çek - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një javë pasi një turist çek humbi jetën aksidentalisht në afërsi të Thethit në Shkodër, një përfaqësi e ambasadës çeke në Tiranë kanë kryer homazhe për 43-vjeçarin David Polach, i cili ra poshtë në humnerë pasi humbi kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte. Ladislav Lukacs, përgjegjës për zhvillimet ekonomike pranë kësaj ambasade u shpreh për Vizion Plus se ky ka qenë një aksident spontan që mund të kishte ndodhur kudo dhe nuk ka asnjë ndikim negativ për turistët e shumtë ëekë që vizitojnë Thethin. "Turistet çeke do te vazhdojnë te vijnë këtu dhe nuk do te pengoje askënd qe te udhëtojë drejt Thethit. Por ne këshillojmë çdo turist qe te jete i kujdesshëm me rrugët ne këtë zone." Fshati turistik i Thethit ndodhet në skajin verior të luginës së Shalës, në mes të Alpeve me një bukuri të radhë. Ai gjendet rreth 75 km nga qyteti i Shkodrës, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit dhe çdo vit pret mijëra vizitorë, nga vendi dhe bota.

Free Traffic Exchange