Ministri Tahiri raporton tek Ligjet: Reformim SHKB-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve në lidhje me projektligjin për ankesat në SHKB. Sipas ministrit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm është përdorur si kamxhik politik nga drejtuesit e së shkuarës. Tahiri shtoi se, "Kemi proceduar 154 drejtues policie në prokurori për shpërdorim detyre, trafik armësh dhe shfrytëzim prostitucioni", dhe shtoi se ka si qëllim reformimin e SHKB-së. Deputeti i PD-së, Arben Ristani e ka pyetur ministrin Tahiri se cilat janë mekanizmat që do mundësojnë paanësi politike të kreut të SHKB, kur ai emërohet nga vetë ministri. Sipas Ristanit, drejtuesi i SHKB, nuk duhet të jetë ish numërues i PS.

Free Traffic Exchange