http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një proces i qetë me incidente sporadike. Ka qenë kjo panorama që ka ofruar Kosova, në këtë ditë te diele votimi për zgjedhjet e parlamentit të ri, që cilësohet si proces ky për të ardhmen evropiane të vendit. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë e konsiderueshme sipas KQZ-së, një pjesëmarrje mbi 30% deri në orën 17:00. Më herët kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve evidentoi një problematike sipas të cilës numri i fletëve të votimit është më i vogël krahasuar me numrin e votuesve. Ajo qe u vu re në këtë votim ishte pjesëmarrja që në orët e para të mëngjesit e liderëve të partive kryesore në vend. Madje ata i bene thirrje qytetareve që të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre. Kjo thirrje është përsëritur dhe nga diplomatet e huaj të vendosur në Kosovë. Liderët e partive politike të drejtën e votës në këtë proces e kanë patur rreth një milionë e 800 mijë qytetarë. Ato kanë shprehur vullnetin e tyre për 30 subjekte politike. Nga këto 18 kanë qenë parti politike, 4 koalicione, 7 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë është monitoruar nga 30 mije vëzhgues vendas e të huaj.