Kosovë, historiku i zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyrtarisht zgjedhjet e para të lira në Kosovë janë ato të 28 tetorit 2000, vetëm një vit pas luftës. Por, ndonëse në kushtet e represionit serb, shqiptaret e Kosovës votuan për herë të parë për të zgjedhurit e tyre në vitin 1992. Edhe në mungesë të lirisë dhe një organi ligjvënës, Kosova zgjodhi në ato vite të vështira deputetet e vet dhe atë që u njoh si "Qeveria në ekzil". Menjëherë pas luftës, në vitin 2000, nën qeverisjen e përkohshme të Hashim Thacit, shqiptarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre lokal. Në dy palë zgjedhjet e para lokale, ato të vitit 2000 dhe 2002, Lidhja Demokratike e Kosovës si një parti historike ushtroi hegjemoni ndaj partive tjera duke marrë nën kontroll pjesën më të madh të komunave dhe shumicën dërmuese në përllogaritjen kombëtare të votës. Por, nga njëri proces zgjedhor në tjetrin, pesha e LDK-se do të binte në mënyrë të ndjeshme. Përmbysja e madhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbërrinte në zgjedhjet e 17 nëntorit 2007, në një proces kompleks, ku shqiptarët e Kosovës votonin për parlamentin, kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunale. Një faktor themelor në goditjen që mori kjo forcë politike në zgjedhje ishte edhe ndarja nga jeta në vitin 2006 e liderit historik të saj Ibrahim Rugova. Nga ana tjetër PDK do të merrte kontrollin në shumicën e komunave në vitin 2007. Risi në këto zgjedhje ishte përfshirja për herë të parë e Aleancës Kosova e Re e Bexhet Pacollit, e cila arriti të renditej ndër tre forcat kryesore politike në Kosovë.