http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur zotimin e qeverisë për zgjidhjen e problemit të legalizimeve. Gjatë një takimi me drejtues dhe përfaqësues të agjencive të legalizimeve, Rama tha se angazhimi i qeverise nuk mund të përmbushet pa një koordinim të mirë mes institucioneve përgjegjëse, gjë që sipas tij, ka munguar më parë, duke penalizuar qytetarët. Kryeministri vlerësoi riorganizimin që iu bë ALUIZNI-t, duke e sjellë këtë institucion pranë qytetarëve, ndërsa theksoi rolin e rëndësishëm që ka policia e shtetit në këtë proces.