Kanë preferuar mesditën qytetarët e Kosovës për të shprehur vullnetin përmes votës. Ndërsa rrugët e Prishtinës përgjatë kësaj të djele kanë qenë të qeta për një ditë zgjedhjesh, në qendrat e votimit, ndryshe nga orët e para të mëngjesit kur votuesit kanë qenë të pakët, pjesëmarrja e tyre është rritur në mesditë.