Obiliq, një ditë pas tragjedisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreziku duket se ka kaluar në termocentralin e "Kosova A" në Obiliq, një ditë pas një shpërthimi fatal, që u mori jetën dy personave. Puna e ekipeve të kërkim shpëtimit ka përfunduar, ndërsa një skuadër e posaçme po vijon hetimet në vendngjarje, aty ku nuk lejohet prania e mediave. Ende nuk ka një version zyrtar për shkaqet e ngjarjes. Sipas zyrtarëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, tashmë çdo gjë është nën kontroll,Nulleshi tregon se së shpejti situata do të kthehet në normalitet dhe se termocentrali "Kosova A", mund të rinisë prodhimin e energjisë nga fillimi i javës së ardhshme.Vetëm një prej të plagosurve, 29-vjeçari Tefik Bela, i cili u nxor nga rrënojat të premten ndodhet në reanimacion, në kushte kritike për jetën. Të lënduarit e tjerë janë kthyer në shtëpitë e tyre pasi kanë marrë trajtimet përkatëse për plagët e lehta.Ngjarja e rëndë e Obiliqit ka hapur në Kosovë debatin për sigurinë në vendet e punës. Gjatë dy viteve të fundit kanë humbur jetën 34 punëtorë në vendet e tyre të punës.