Austria lobon për statusin e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambicies se Shqipërisë per te marre statusin e vendit kandidat ne fund te ketij muaji i ka ardhur ne ndihme Austria, e cila po lobon ne favor te vendit tone. Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, i ka nisur nje leter përfaqësueses se larte te BE per politiken e jashtme Baroneshës Ashton, Greqisë si vend qe ka presidencën e radhës se BE dhe vendeve anëtare, duke vene ne dukje progresin qe ka bere Shqipëria."Ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, Shqipëria ka treguar vullnet politik per te vepruar me vendosmëri. Per te përmendur disa shembuj; kuadri ligjor dhe institucional eshte forcuar. Agjencitë e zbatimit te ligjit kane intensifikuar aktivitetin e tyre, policia ka ndërmarrë nje sere operacionesh kunder aktiviteteve kriminale, përfshi ketu edhe luften kundër trafikut te drogës. Ne pritje te Keshillit Europian ne qershor ne përsërisim mbështetjen tone per t'i dhene Shqipërisë statusin e vendit kandidat."Kjo leter e ministrit te Jashtëm austriak eshte firmosur nga 17 vende anetare te BE, por ne te mungon firma e 5 vendeve skeptike, qe ne dhjetor shtyne statusin per Shqipërinë. Kjo praktike lobimi u perdor edhe ne muajin dhjetor kur ministrat e jashtëm te 8 vendeve anëtare te BE i kerkuan qe Shqipërisë t'i jepet statusi i vendit kandidat.

Free Traffic Exchange