https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Albin Kurti, "rebeli" që kërkon bashkimin me Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Albin Kurti, ose ndryshe 'besniku i protestës' qe prej vitit 2005 me lëvizjen VV. Shtatlarte dhe elegant, ne keto zgjedhje ai prezantohet i martuar dhe ne pritje te nje femije me bashkëshorten Rita, një norvegjeze. Kurti mbahet mend nga te gjithë si studenti rebel, i cili drejtoi unionin e pavarur te studenteve te universitetit te Prishtinës ne gusht te 1997, ne nje rezistence kundër regjimit te Millosheviç. Ne vitin 1999 Kurti 23 vjeç arrestohet dhe burgoset ne Serbi ku u dënua me 15 vite burg. Fale nje reagimi kombëtar, Kurti fiton lirine por ne vitin 2005 ai nuk do te jete me i preferuari i ndërkombëtareve. Pas çlirimit te Kosoves Albin Kurti shpall levizjen VV ne 12 qershor 2005 . Parulla e shkruar ne muret e unmik, "Jo negociata por vetëvendosje" hap nje kapitull te ri. Negociatat sipas Kurtit e vene ne kompromis Lirine.Ai është i vetmi politikan qe kerkon bashkim kombëtar. Albin Kurti te krijon idene se eshte kunder te gjitheve. Ai dhe forca qe drejton çdo dite paraqesin akuza te renda per perfaqesuesit e larte te politikes ne Prishtine, duke i akuzuar si te korruptuar dhe madje disa edhe te shitur te Serbia. Albin Kurti nuk beson tek bisedimet me Serbine. Ka nje perceptim se diplomacia i qendron larg liderit te VV. Emërtimi i lëvizjes se tij, ideali dhe gjuha qe ai përdor step vazhdimisht faktorin ndërkombëtar. Ne zgjedhjet lokale Vetëvendosje mori Prishtinën me Shpend Ahmetin.Nje trofe per VV por nje dileme per pjesen tjeter e cila pyet sesi do te ndërtohet nje qytet qe nuk bisedon me fqinjin, ku nuk ka fonde por vullnetarizëm. Kurti paraqet nje ideal ne llojin e tij dhe mes problemeve dhe zhgënjimit qe kane Kosovaret me klasen politike ai eshte nje figure e adhuruar, por a votohen sot idealistet?! Kurti , vete jeton ne nje apartament me qera ne Prishtine dhe te ben përshtypje, ky status ne facebook, ku VV kerkon ushqim per komisioneret diten e diel sepse ata nuk kane para.