http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova është në heshtje zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të zhvillohen ditën e dielë në shtetin fqinj. Fushata elektorale dhjetëditore u mbyll de fakto që të premten në mesditë për shkak të tragjedisë në termocentralin e korporatës energjetike te Kosovës në Obiliq. Menjëherë pas tragjedisë të gjitha subjekte pezulluan aktivitetet e fundit dhe shprehën ngushëllime për familjarët e dy viktimave. Ndonëse u fol se ky aksident mund të shtynte mbajtjen e zgjedhjeve, presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, mbajti një takim me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe konfirmoi zhvillimin e procesit.Të dielën votimi do të nisë nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes. Në garë janë gjithsej 30 subjekte politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga këto 18 janë parti politike, 4 koalicione, 7 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Sikurse është konfirmuar më herët në votime do të marrin pjesë dhe serbët në veri të Kosovës. Nga sondazhet paraprake të publikuara gjatë këtyre ditëve, partia Demokratike e Kosovës rezulton fituese me rreth 30 % të votave dhe me një diferencë prej 5% nga forca e dytë LDK.