Vendimi i KiE: Pronat, edhe 1 vit kohë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare ia ka dale te fitoje nje vit kohe nga Keshilli i Europes per te rregulluar çështjen e pronave dhe per ta vendosur ate ne rrugën e zgjidhjes. Vendimi i komitetit te ministrave eshte eshte vleresuar nga kryeministri edi rama i cili ne rrjetin social facebook shkroi "Lajm i shumepritur nga Keshilli i Europes per pronat! E shpetuam vendin nga gropa qe na la papërgjegjshmëria e paraardhësve. Tani te nxitojmë". Ndërkohë qe zv/ministri i drejtësisë Edlir Peçi ne nje deklarate per shtyp e ka quajtur këtë vendim një rrugë drejt zgjidhjes së çështjes së pronave në vend, dhe besimit që Këshilli i Europës po i jep vendit tonë.Ne rastin e gjykimit pilot te çeshtjes se Manushaqe Putos, gjykata e Strasburgut i kishte vendosur qeverise shqiptare detyrimin qe deri ne 17 qershorin e 2014 te gjente një rrugëzgjidhje e cila t'i jepte fund çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave dhe të mos drejtonte më qytetarët shqiptare drejt gjykatës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Nëse nuk do të bëhej kjo, atëherë çdo çështje e ngjashme do të gjykohej nga Strasburgu me një model të njëjtë dhe vendimet do të dëmtonin rëndë buxhetin e Shqipërisë. Qeveria Rama me ardhjen ne pushtet kërkoi me shume kohe per zgjidhjen e çështjes se pronave duke paraqitur per here te pare ne Strasburg edhe nje plan ku përfshiheshin masat e nevojshme per te pasur nje panoramë te plote rreth problematikes se prane ne mënyrë qe ne qershorin e 2015 te paraqitej edhe një plan veprimi, se si do të marrë fund kjo problematikë. Tashmë pritet që në fund të qershorit edhe Strasburgu të shprehet nëse do të vendosë apo jo të shtyjë këtë afat.