http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hashim Thaçi, lider i spikatur i politikes se Kosovës në 15 vitet e fundit, synon të rikonfirmojë PDK-në si forcën kryesore në vend. Kryeministër qe prej vitit 2008, Thaçi arriti kulmin e karrierës së tij kur Kosova u shpall shtet i pavarur më 17 shkurt te atij viti, duke u bërë njëkohësisht kryeministri i parë i një qeverie të njohur ndërkombëtarisht. Gjatë procesit te negociatave mes Serbisë e Kosovës, nen mbikëqyrjen e përfaqësuesit te OKB-së, Marti Ahtisari, Thaçi ishte anetar i ekipit te Unitetit negociator. Dokumenti i Ahtisarit kulmoi me propozimin gjithëpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.Gjatë konferencës ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 -- 22 shkurt 1999) z. Hashim Thaçi ishte kryesues i delegacionit të Kosovës dhe përfaqësues politik i UCK-së. Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga ndërhyrjes ushtarake të NATO-s dhe nisjes së bombardimeve ndaj rrëgjimit të Miloshevicit. Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne vitin 1992. Më herët, gjatë viteve 1990-1993 Thaçi u shqua si lider i lëvizjes studentore ne periudhat e trazirave.Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështoi në përpjekje për ta burgosur më 1993. Gjykata serbe e Prishtinës më 1997, gjykoi një grup pjesëtarësh të UÇK-së me në krye me Adem Jasharin, duke i dënuar në mungesë me shumë vite burg. Në këtë grup bënte pjesë dhe Hashim Thaçi. I diplomuar për histori, Thaçi ndoqi studimet pasuniversitare per shkenca politike në universitetin e Zyrihut në Zvicër. Thaci është lider politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në kosovë. Ai ka lindur në 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt. Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.