http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka vizituar pavionet shqiptare ne Bienalen e Arkitekturës ne Venecia, duke vlerësuar veprat e artisteve shqiptare dhe kosovare. Sipas kryeministrit Rama, punët e dy artistëve shqiptarë "Penthouse" (Shtesat), një seri pikturash nga Edi Hila dhe "The Column" (Kolona), video/instalacioni nga Adrian Paci, prezantojnë nje imazh ndryshe te Shqipërisë."Për ne, për mua si Kryeministër i një vendi, i cili nga larg shihet si një vend që gjeneron ankth, është një betejë shumë e rëndësishme, nga njëra anë, për të investuar më shumë në kulturë dhe nga ana tjetër, për të paraqitur këtë anën tjetër të vendit, që paraqet një panoramë shumë rrezatuese dhe shumë tërheqëse, e përfaqësuar nga artistë vërtet të mëdhenj, jo vetëm në artin pamor, por edhe në muzikë dhe në të gjitha sferat e krijimtarisë,"Por pavioni shqiptar është vlerësuar me nota entuziaste edhe nga kuratori italian Stefano Rabolli Pansera. "Gjëja e veçantë dhe jashtëzakonshme e Shqipërisë është se në çdo kohë, ajo ka lënë gjurmë të forta, por që vërtet asnjëherë të përmbushura e të përmbyllura. Artistët tregojnë sesi kjo situatë, që për shumë sy europainë mund të duket një disavatanzh, përbën një mundësi për të krijuar potenciale, si një instrument kryesor për të imagjinuar arkitekturën në shekullin e 21-tëPor edhe puna e artisteve shqiptare te Kosovës është vlerësuar nga kryeministri Edi Rama. "Është një kullë nga shkëmbi, nga elementi popullor më i vjetër u yni , autentik, i cili mban të njëjtin emër me shkëmbin, gurin, shkëmbi edhe ulësja. Është element shumë i vjetër i arkitekturës sonë dhe ne e kemi transformuar në një shprehje moderne bashkëkohore, në një kullë rrethore. Pjesa tjetër e ekspozitës sonë prezantohet si një mur i kartëpostaleve. Janë 360 kartëpostale të ndryshme, të cilat tregojnë arkitekturën kosovare që nga viti 1863 e deri sot."Bienalja e Arkitekturës ne Venecia është nje prej ngjarjeve me te rëndësishme ne fushën e artit ne Europe dhe këtë vit pjese e saj janë 40 shtete.