Haxhinasto: Aeroport i ri në jug - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka lajmëruar ndertimin e nje aeroporti te ri ndërkombëtar ne jug te vendit. Ne emisionin "Debat +", ministri Haxhinasto ka njoftuar se po zhvillohen negociata qe aeroporti i Rinasit, te mos kete me monopolin e fluturimeve ndërkombëtare. Haxhinasto ka njoftuar edhe procedurat per dhënie me koncesion te Portit te Shëngjinit per ta shndërruar ate ne nje pike te rëndësishme portale.Duke u ndalur tek rrjeti i rrugëve; ministri i Transporteve ka theksuar rendësinë qe ka mirëmbajtja e tyre duke njoftuar se kete vit rruga Durrës-Kukës do te futet ne proces per t'u dhene me koncesion, ku kriter themelor do te jete pagesa e ulet qe do te ofrojne kompanitë. Per shkak te kohës, qe kerkon procedura e dhenies me koncesion, edhe kete vit nuk do te kete pagese per udhëtimin ne Rrugën e Kombit.

Free Traffic Exchange