Lobimi për njohjen zyrtarë të gjuhës shqipe si lëndë mature në shkollat angleze mbërriti në dyert e Parlamentit britanik. Në një takim të organizuar nga një prej shoqatave më të njohura dhe më aktive të komunitetit shqiptare në Londër, "Shpresa Program" që drejtohet nga Luljeta Nuzi, deputete, por edhe personalitete të shoqërisë civile, biznesmenë shqiptarë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptare në Britani, theksuan rëndësinë që ka kjo nismë dhe përfitimet për fëmijët shqiptarë, në një komunitet i cili sa vjen e rritet.