Emërimet në administratë, debat në Kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca plenare solli serish perplasje te ashpra per kerkesen e katert te opozites per te ngritur nje Komision Hetimor. Demokratet argumentuan se kane nevoje te hetojne emerimet ne administratën publike qe jane bere gjate qeverise Rama pasi kane konstatuar raste te punesimit te personave te denuar me pare per trafik droge, vjedhje apo shpërdorim detyre. Kjo kerkese u mbështet nga maxhoranca, por duke kerkuar zgjerimin e hetimit deri ne vitin 2009 per te hetuar me ne thellësi fenomenin. Ne duam te hetojme emërimet e Rames, ju ngrini po te doni nje komision tjeter per 2009 dhe ne ju mbeshtesim por mos na pengoni. Ne mbeshtesim kerkesen tuaj duam te hetojme fenomenin me ne thellesi se te gjithe shqiptaret e dine se çfare ndodhi ne kohen tuaj. Edhe raporti i Komisionit Europian qe rekomandoi dhenien e statusit per Shqiperine pati jehone ne debatet parlamentare, nje dokument qe si shume te tjere u lexua ndryshe nga dy kampet politike. Edhe ne kete seance plenare nuk munguan fyerjet personale mes deputeteve te shumicës dhe opozitës