Politika monetare, jo efektive - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Politika monetare nuk po jep efekte në ekonominë e vendit. E nëse qëllimi i saj ëshët të rritet kreditimi dhe tendenca e qytetarëve të mos jetë drejt kursimit në fakt në vendin tonë ka ndidhur e kundërta. Kreditimi për ekonominë sërish shënoi vlera negative, ndërsa normat e interesit të huave në lek janë mesatarisht 14%, shumë larg atyre të depozitave, të cilat variojnë nga 2.6 në 3%. Sistemi bankar është dega kryesore që mund të ndihmojë ekonominë, por nëse kjo nuk ndodh ekspertët thonë se banka qëndore duhet të marrë mbi vete disa përgjegjësi më shumë. Arjan Kadareja, dikur anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë thotë që jo vetëm interesat e kredisë në lek janë të larta, por edhe kreditë në euro nuk kanë reflektuar uljen e nomrës së interesit që ka bërë Banka Qëndrore Europiane. Por mendimet e ekspertëve ndahen në dy drejtime kryesore: kush do të stimulojë kreditimin për ekonominë tonë? nëse disa mendojnë se banka e shqipërisë duhet të ndërhyjë në tregun bankar që të rritet kreditimi, një pjesë tjetër ndajnë mendimin se është qeveria e cila duhet ta stimulojë huanë për sektorin privat duke dalë garant për projekte të caktuara që bizneset çojnë në banka. E në fakt ajo që mbetet e qartë për të gjithë është se nëse nuk jepet kredi, atëherë do të ketë më pak investime, më pak vende të reja punë, më pak konsum dhe më pak rritje ekonomike.