http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e tretë të mbylljes së tregut nga tatimorët për shkak të mospagimit të taksave, tregtarët e Lezhës kanë hyrë me forcë në zyrat lokale të tatimeve, duke akuzuar punonjësit e saj dhe kërkuar shpjegime nga drejtuesit e këtij institucioni. Situata e pazakontë ka krijuar për pak minuta anomali në punën e tatimorëve lokalë ndërsa jashtë kamerave përfaqësues të këtyre të fundit thonë se nuk mund të tolerojnë më ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të këtyre tregtarëve që refuzojnë të regjistrohen si subjekte tatimore. Ky qëndrim ka ngjallur pakënaqësinë e tregtarëve të cilët kanë kërcënuar se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në grevë urie. Një natë më parë, çështja e tregut të qytetit u diskutua edhe në këshillin bashkiak, ku përfaqësuesit e djathtë thanë se qeveria po godet biznesin e vogël, ndërsa të majtët akuzuan opozitën se po përdor politikisht protestën e tregtarëve. Rreth 300 tregtarë të tregut ushqimor dhe atij industrial në Lezhë kundërshtojnë prej disa ditësh të paguajnë taksat sipas ligjit, duke argumentuar se kjo do të çontë në falimentimin e aktivitetit të tyre.