Prestigjozja "Financial Times" ishte ndër të parat që shkroi për perspektivën e pranimit të Shqipërisë nga BE-ja si vend kandidat për anëtarësim, lëvizje kjo që në këndvështrimin e të përditshmes ndërkombëtare, me shumë gjasa do të ngjallë antagonizmin e partive populiste anti-BE, të cilat fituan mjaft terren në zgjedhjet për Parlamentin Europian.