Raporti i Komisionit Europian, vlerësohen arritjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka vijuar zbatimin dhe konsolidimin e reformave të lidhura me BE-në, në veçanti ato që kanë të bëjnë me statusin kandidat. Kjo është kryefjala e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që iu vihet në dispozicion vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në gjetjet e publikuara, theksohet se ka pasur vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe reformat strukturore dëshmojnë një qasje gjithëpërfshirëse. Në tekst theksohet nevoja për reformën në drejtësi në bashkëpunim me gjithë aktorët e brendshëm dhe të jashtëm për përmirësimin e sistemit. Shqipëria ka treguar angazhim për reformën në drejtësi, sidomos duke ndërvepruar me Komisionin e Venecias, për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit. Janë bërë disa përpjekje për të pakësuar punën e lënë pezull të gjykatave dhe ngarkesën në përgjegjësi. Ka përparim në rritjen e transparencës brenda gjyqësorit. Janë marrë masa për shtimin e transparencës së gjykatësve dhe prokurorëve përmes miratimit të procedurave që rregullojnë heqjen e imunitetit të tyre. Për përparim të mëtejshëm në fushën e integrimit europian, Shqipëria duhet të vijojë me rigorozitet reformën në gjyqësorë, në bashkëpunim me Komisionin e Venecias

Free Traffic Exchange