http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi i kërkon Bankës së Shqipërisë, institucionit shumë të kritikuar për pagat dhe bonuset e larta që aplikon për punonjësit, të disiplinojë shpenzimet. Duke ju referuar të dhënave këto shpenzime janë më të larta se në çdo institucion tjetër të pavarur, ndaj në këto kohë krize, rishikimi i tyre do të ishte i nevojshëm. Ndonëse gjatë vitit që lamë pas Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë 7 herë vendim për të lehtësuar koston e parasë, kjo politikë nuk është reflektuar tek normat e interesit ndaj deputetet në rekomandimet që i bëjnë Bankës së Shqipërisë e vënë fokusin në këtë drejtim.