Të mërkurën, në Tiranë mbërrin komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, për raundin e tretë të dialogut të nivelit të lartë me autoritetet shqiptare, ku do të sjellë me vete edhe rekomandimin e Komisionit për statusin. Në një intervistë për Top Channel, zëdhënësi i tij Peter Stano tha se "shpresojmë në më të mirën për Shqipërinë".