http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha beson se te merkuren shqiptaret do te marrin nje lajm te mire ne lidhje me integrimin; pasi komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule do te rekomandoje dhenien e statusit te vendit kandidat. Kete besim ministrja Gjosha e mbeshtet tek puna e qeverise qe prej shtatorit 2013, por veçanërisht nga dhjetori deri me sot ne zbatim te prioriteteve te vendosura nga Brukseli. Por rekomandimi i Komisionit Europian nuk zgjidh perfundimisht çeshtjen e statusit; pasi qeverise shqiptare i duhet te loboje per te siguruar voten pro te 28 vendeve anetare te Bashkimit Europian; veçanërisht voten e vendeve skeptike; prandaj gjate muajit qershor kryeministri dhe ministrat do te lobojne ne Paris, Londer, Amsterdam.