Felaj: Trafiku në dijeninë e ministrit të Mbrojtjes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trafiku i droges nga baza ajrore e Gjadrit ne periudhen tetor 2012- mars 2013, ndodhi me dijenine e instancave me te larta te ministrisë se Mbrojtjes dhe agjencive ligjzbatuese te vendit. Ne nje interviste per emisionin "30 minuta" ne Vizion Plus, kryetarja e komisionit Hetimor Parlamentar per çeshtjen e trafikut te droges, Ermonela Felaj, drejtoi gishtin nga ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili se bashku me instanca te tjera te shtetit sipas saj lejuan qe ky trafik te ndodhte. Felaj thote se komisioni nuk administroi ndonje dokument qe te deshmonte se ish-kryeministri i vendit pati dijeni per kete trafik. Sa i takon Presidentit te Republikës, ajo thote se te dhenat per nje trafik te tille kane qene ne dispozicion te kreut te shtetit. Referuar rolit te Sherbimit Informativ te Shtetit ne kete çeshtje, Felaj thote se kjo strukture nuk bashkëpunoi me organet e tjera, edhe pse dispononte informacione.