Varri masiv i Rashkës, nxirren 25 trupa - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekipi i ekspertëve që po punon në varrin masiv në Rashkë të Serbisë, ka nxjerrë 25 trupa të shqiptarëve të vrarë. Sipas mjekut ligjor Arsim Gërxhaliu, prej 23 prillit të këtij viti kur nisën gërmimet, puna po vijon intensivisht. Ata po merren edhe me autopsinë, ndërsa analizat e AND-së, që do të bëjnë të mundur edhe identifikimin e kufomave, do të kryhen, pasi të kenë përfunduar kërkimet. Për këtë po punojnë edhe përfaqësues të EULEX-it, si dhe të palës serbe. Në varrin masiv të Rashkës, që ndodhet në afërsi të Novi Pazarit, në pjesën jugore të Serbisë, dyshohet të jenë groposur 250 shqiptarë, gjatë kohës së luftës në Kosovë. Zbulimi i këtij varri ka shtuar shpresat e familjarëve të të zhdukurve, për gjetjen e trupave të të afërmve të tyre. Më shumë se një mijë e 700 shqiptarë të Kosovës, rezultojnë ende të zhdukur, edhe 15 vjet pas përfundimit të luftës.

Free Traffic Exchange