Deklarata e djeshme e Patriarkut serb, Irinej, solli deklarata dhe reagime të shumta. Për të biseduar për këtë çështje, por edhe për edhe për ceremoninë e shenjtërimit të Katedrales në Tiranë ishte i ftuar në "Revistën Televizive të Mbrëmjes" analisti dhe ish kreu i Kulteve, Ilir Kulla, i cili ka thënë se Irinei është munduar të japë një mesazh force për politikën e brendshme në Serbi.