Emërimet në administratë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për më shumë se një orë mazhoranca dhe opozita kanë debatuar për kërkesën e demokratëve për një komision të ri hetimor; me fokus emërimet në administratë që prej 15 shtatorit 2013 e deri më 31 maj të këtij viti. Në emër të demokratëve, Halimi ka argumentuar nevojën për një komision hetimi me argumentin se në këto muaj opozita ka konstatuar disa emërime të personave të dyshuar për trafik droge. Por mazhoranca nëpërmjet Gramoz Ruçit ka kërkuar disa ndryshime të objektit të hetimit duke filluar nga afati i hetimit i cili sipas tij duhet të shtrihet që nga viti 2009 për të pasur një panoramë më të plotë të këtij fenomeni që nuk është i ri,  por ky propozim nuk është pranuar nga demokratët. Vendimin përfundimtar pritet ta marrë seanca e së enjtes nëse Parlamenti do të aktivizojë komisionin e tretë hetimor për këtë vit apo jo.